Gruaja e identifikuar si Palëinder Kaur ka ngritur akuzën e çuditshme ndaj princ Harryt. Ajo ka kërkuar arrestimin e tij duke qënë se ai s’ka mbajtur premtimin që do të martohej me të. Gruaja ka thënë që është njohur me të nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ajo gjithashtu kërkoi nga autoritetet indiane të lëshonin një urdhër arresti ndërkombëtar në mënyrë që policia dhe Mbretëria e Bashkuar të kapnin Princ Harry-n dhe ai të detyrohej të zbatonte premtimin për martesë pa vonesa të mëtejshme.
Gjykata e refuzoi aplikimin, duke thënë se nuk ishte provuar që ajo kishte folur me Princin dhe e paralajmëroi për rreziqet e mundshme. Ajo ka pranuar se nuk ka qenë kurrë në Britani dhe se nuk e ka takuar personalisht, pasi kontaktet e supozuara kanë qenë vetëm përmes e-mailit dhe mediave sociale.