Dy ditë pas 6 dhjetorit, ditës kur në fillim të protestës që organizoi në Bulevard u godit me grusht nga Gert Shehu, Sali Berisha është shfaqur sërish në publik.
Këtë herë ai është takuar në selinë e PD me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç. Ish-kryeministri shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili e goditi teksa Berisha po marshonte së bashku me protestuesit në bulevard. Berisha i ka thënë ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.
“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.