TIRANË– E moshura nga Divjaka, e cila u dhënua seksualisht nga nipi i saj, ka treguar gjithë ngjarjen që ka tronditur opoinionin publik. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, 89-vjeçarja është shprehur se nipi e ka zhveshur dhe më pas e ka goditur edhe pse ajo i kërkonte që të ndalonte.
PJESË NGA INTERVISTA:
E moshuara: Më zhveshi, të tëra rrobat. Unë e shtyja ai më binte. Më godiste, më vriste, më dërrmoi.
-Të preku në vende intime?
E moshuara: Më kapi me zor, unë e shtyja, qaja, më dërrmoi. Ku kam gjoks unë që të më kapë… Dua ta rrah dhe unë, se më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Grabian të Divjakës, ku 36-vjeçari Saimir Meçani ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.