Erling Haland është shumë pranë transferimit te skuadra angleze e Mançester Sitit.
Sipas Sky Germany, sulmuesi ka njoftuar Borusia Dortmundin se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Klauzola në kontratën e tij është 75 milionë euro.
Shefi ekzekutiv i Mançester Siti, Ferran Soriano, informoi shefin e Dortmundit, Hans-Joachim Watzke javën e kaluar se janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën. Sipas klauzolës, pagesa prej 75 milion eurosh do të duhet të bëhet e menjëhershme dhe jo me këste.
Kjo nuk paraqet një problem për pronarët arabë të Sitit, të cilët kanë investuar mbi 1 miliard paund në 10 vjet.