Policia italiane ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me mënyrën se si funksiononte grupi i trafikut dhe shpërndarjes së drogës në Itali, pjesë e të cilit u zbulua se ishin edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila si edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi. Sipas La Repubblika, këngëtarja ka patur rolin e financieres në grupin e trafikimit të lëndëve narkotike. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, emri i të cilit ka dalë edhe në korrik 2015, në një operacion të mëparshëm të Guardia di Finanza.
Sipas mediave italiane, aktiviteti i trafikut të drogës koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila. Ata kishin atëhere mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” që merrej me disa aktivitete kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.