Mediat ruse si Ria Novosti ka bërë të ditur se nesër mund të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Kiev-Moskë
Dje rreth 6 orë zgjatën bisedimet mes palëve në Gomel të Bjellorusisë. Pas diskutimeve palët janë kthyer për konsultime në vendet përkatëse dhe pritet një raund i dytë bisedimesh. Kreu u delegacionit rus ka dhënë sinjale pozitive kur ka deklaruar se pika të rëndësishme të përbashkëta janë gjetur gjatë bisedës që mund të çojnë në rezultate pozitive.