Sipas MeteoAlb dita e sotme deri në mesditë karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor.
Por pas mesditës vranësirat largohen nga i gjithë vendi duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 15°C.