Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Ndersa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 29-30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.