Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të kushtëzohet nga mot me kthjellime në zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore gjatë paradites. Mesdita sjellë largim të vranësirave edhe nga zonat malore duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e minimale dhe maksimale duke bërë ekstremumet ditore të luhaten nga 1 deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.