Pak pas mesnate në lagjen “Kastriot”, në Fier, një pallat është përfshirë nga zjarri. Mësohet se flakët kanë kapur kryesisht katin e pestë të pallatit. Banesa, në pronësi të z. Osman Osmani, kishte marrë flakë në dhomën e gjumit. Ne fillim, zjarrfikësja që erdhi në vendngjarje veproi me fikse dore me pluhur, por pastaj u veprua me uje për fikjen e plotë të zjarrit.
Nga ndërhyrja e shpejtë e sherbimit zjarrfikës, nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale.