Mbas shumë pikëpyetjesh dhe misteresh mbi vendndodhjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit. Blutë sqarojnë Policia sqaron se Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton policia.
Mbrëmpati një sërë aludimesh se Bllako mund të ishte arratisur jashtë vendit, sa kohë që nga policia nuk kishte asnjë raportim zyrtar.
Mbrëmja e djeshme u shoqërua me shumë aludime për mundësinë e arratisjes së ish-deputetit Bllako. Situata është bërë akoma edhe më dyshuese pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Hazizaj ka postuar një foto në rrjetin social Instagram të cilën e mbishkruante me fjalët: “Ciao përqafime”.