BULQIZË– Pëngmarrje në Bulqizë! Një 22-vjeçar është marrë peng nga një 37-vjeçar me inicialet Y.D.. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se 37-vjeçari ka rrëmbyer dhe ka mbajtur peng për disa orë të riun me inicialet V.B., në garazhin e makinës së tij.
Por ngjarja është zbulua shumë shpejt nga Policia e Bulqizës. Efektivët kanë vënë në pranga 37-vjeçarin. Të dyja palët do të merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta mes pengut dhe autorit të ngjarjes, por ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.