TIRANË– Mesila Doda ka denoncuar se anëtarët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet janë kërcënuar me largim nga puna nëse vazhdojnë të mbështesin Opozitën.
Në një status në Facebook, Doda shkruan se ka marrë shumë herë deklarime nga anëtarët e PDIU-së për këto kërcënime por shton se kushdo që do të vijojë ta bëjë këtë gjë do të demaskohet publikisht.
Doda thekson se do merren masa dhe fton këdo opozitar që merr të tilla kërcënime që të bashkohet me të dhe së bashku të depozitojnë kallëzimn në SPAK për mbrojtjen dhe të drejtën e votës së lirë.
Denoncimi i Mesila Dodës:
Per te disaten here po vijne deklarimet e anetareve te PDIU per kercenime me pushime nga puna nese vazhdojne te mbeshtesin opoziten. Qysh nga dita e neserme do marrim te gjitha masat qe cilido qe kercenon mbeshtetesit e opozites te demaskohet publikisht dhe te mbaje pergjegjesine para ligjit per presion ne fushate zgjedhore dhe tentativen e ndryshimit te vullnetit te popullit. Ftoj cilindo opozitar qe ka presione te ketij lloji te na kontaktoje dhe ne marrim persiper qe te mbrojme publikisht te drejten e votes se lire te qytetareve shqiptare dhe kallzimin ne strukturat e SPAK per cilindo qe guxon te kercenoje mbeshtetesit tane.
25 prilli eshte i pakthyeshem. Ky eshte nje pusht i rene e qe ka humbur cdo te drejte morale per tu quajtur pushtet demokratik. Ne 25 prill nuk do kete me rilindas a rilindase qe tju mbroje ju qe guxoni te kercenoni e te tentoni te shtremberoni vullnetin e shqiptareve.