• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mësimi me turne, Ministrja e Arsimit: Nuk është përfundimtar! Kemi parashikuar të gjithë skenarë

29/09/2021
in Aktualitet
0
Mësimi me turne, Ministrja e Arsimit: Nuk është përfundimtar! Kemi parashikuar të gjithë skenarë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kërkon mirëkuptimin e prindërve për kohëzgjatjen e mësimit dhe zhvillimin e tij me disa turne, që e kërkon protokolli i masave anti-Covid 19. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Kushi tha se ky vendim nuk është përfundimtar, pasi bëhet vlerësimi i situatës pandemike në vend.

Sipas saj, mësimi është i ngarkuar kryesisht në shkollat e qendrave të mëdha urbane, ndërsa në ato rurale çdo gjë vazhdon normalisht. Po ashtu, ministrja bëri me dije se sipas shifrave të fundit 87% e mësuesve janë të vaksinuar, 71% prej tyre kanë marrë dy doza. “Është udhëzuesi i Ministrisë baza ku ne marrim të gjitha vendimet. Unë e mirëkuptoj shqetësimin për kohëzgjatjen dhe mësimin me dy turne, por duhet të kuptojmë se jemi në kohë pandemie. Jemi dëshmitarë që kohët e fundit kemi pasur rritje të rasteve të reja. Ky vendim nuk është përfundimtar për të gjithë vitin shkollor. Ky vendim nuk është standard për të gjitha. Në ato klasa ku hapësira është e vogël, bëhet me turne, kryesisht në qytetet e mëdha. Ndërsa në periferi e zonat rurale mësimi zhvillohet normalisht. Te shkollat e dëmtuar nga tërmeti ka edhe mësim me 4 turne dhe në këto raste jemi të detyruar ta bëjmë mësimin për 30 minuta. Vitet e fundit ne aplikojmë 6 orë për 3 lëndë. Shpresoj që prindërit të na mirëkuptojnë për vendimet që kemi marrë. Procesi i vaksinimit të mësuesve po shkon shumë mirë. Sot 87% e mësuesve janë vaksinuar, nga këta 71% kanë marrë dy doza”.

VAKSINIM OSE TEST

Lidhur me një përkeqësim të mundshëm të situatës, ministrja Kushi tha se shkollat janë fleksibël dhe dinë t’u përgjigjen, pasi kanë gjithë përvojën e mundshme. Ajo tha se asnjë mësues deri tani nuk ka refuzuar të marrë vaksinën. Por edhe nëse ndodh një gjë e tillë, është i detyruar të paraqesë test PCR çdo javë. “Ne kemi parashikuar të gjithë skenarët dhe dimë t’u përgjigjemi të gjithë skenarëve. Shpresoj që me vaksinimin nuk do të shkojmë në ekstremin e mësimit online, por jemi të përgatitur. Edhe Komiteti i Ekspertëve ka një eksperiencë. Nuk marrim asnjëherë një vendim sipas gjykimit tonë. Konsultohemi mirë pasi janë vendime të vështira. Për ne është përgjegjësi e lartë të marrim një vendim që do të dëmtonte cilësinë e arsimit. Përpiqemi të gjejmë balancën më të mirë mes shëndetit dhe mësimit. Nuk kam parë rast të mësuesve që refuzojnë të vaksinohen. Rastet e tyre që nuk janë vaksinuar janë ata që e kanë kaluar Covid-in pak kohë më parë ose kanë sëmundje të tjera. Në rastet që mësuesit refuzojnë vaksinën, duhet test PCR çdo javë. Ky është një urdhër nga MSH”, deklaroi ministrja.

MËSIMI PLOTËSUES

Ndërsa lidhur me mësimin në shkollat e dëmtuara nga tërmeti, ministrja Kushi tha se bëhet transportimi i nxënësve në shkolla të mira. Ndërkohë, për mësuesit tha se edhe këtë vit pagesa e tyre do të bëhet në varësi të orëve të mësimit. “Shkolla është e dëmtuar dhe ekspertët kanë hartuar një raport që shkolla është në kushte të rrezikshme. Bashkia ka marrë masat që nxënësit të transportohen në shkollën më të afërt, është vendosur autobusi në dispozicion. Prindërit të mos rrezikojnë jetën e fëmijëve. Kemi 151 shkolla në Tiranë-Lezhë-Durrës që janë përfshirë në procesin e rindërtimit, ku 68 janë të përfunduara. Edhe shpërndarja e mësuesve bëhet sipas pikëzimit të tyre me përzgjedhjen në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’. MSH ka një buxhet të caktuar për rikonstruksionin e shkollave sipas një konkursi të bërë nga bashkia. Edhe vitin e kaluar mësuesit janë paguar në bazë të orëve që kanë bërë. Në rastin e karantinës apo infektimit, mësuesit janë paguar. Ne shtuam 1 mijë mësues për të plotësuar mangësitë dhe janë paguar për të gjitha orët suplementare. Të njëjtën praktikë do të përdorim edhe këtë vit”.

Tags: evis kushimesimi me turneministra e arsimit
Previous Post

Reuters për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nuk ka garanci!

Next Post

Zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuar

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Automjeti shpërthen nga eksplozivi në Kamëz, pronari plagoset në këmbë, person me të shkuar kriminale

Zbulohet skema e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Dritë jeshile’, Izraeli synon të rihapë ekonominë nga 5 prilli

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.