Ky botëror në Katar do të jetë i fundit për Lionel Messin dhe këtë e ka konfirmuar vetë argjentinasi. Në një intervistë në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, Messi konfirmoi se finalja e së dielës do të jetë e fundit për të.
“Jam krenar që mund ta mbyll karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Botëror. Ka kaluar shumë kohë në botërorin e radhës (2026). Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, tha Messi.
Ai ka folur edhe për emocionet që po përjeton në këtë kampionat, duke theksuar se ndihet në formë shumë të mirë fizike.
“Unë po e shijoj të gjithë këtë shumë. Ndihem mirë. Ndihem i fortë për të përballuar çdo ndeshje. Ne kemi bërë një sakrificë shumë të madhe”, përfundoi argjentinasi.