Mes të kaluarës dhe të ardhmes. Leo Messi ka treguar gjithçka në një prej intervistave të rralla në karrierë.
“Ka kaluar kohë prej periudhës kur luanim në të njëjtin kampionat. Kemi garuar gjatë për të njëjtët objektiva, si individualë ashtu edhe ekiporë. Ishte një spektakël i bukur për ne dhe për tifozët, të cilët janë argëtuar pa masë. Janë kujtime të bukura, që do të mbeten në historinë e futbollit”, tha Messi.
Në bisedë nuk mund të mungonte Barcelona, skuadra e tij e zemrës. Gjithashtu fakti që ka si shok ekipi Sergio Ramos dhe e ardhmja e Mbappe.
“E kam thënë gjithmonë që herët a vonë do të kthehem te Barça, sepse është shtëpia ime dhe aty do të kthehem të jetoj. Natyrisht që do të më pëlqente të jepja kontributin tim për klubin. Edhe pse nuk luaj më aty, mbetem gjithmonë një tifoz. Për momentin ndihem mirë në Paris. Pas shumë viteve si rivalë, më dukej e çuditshme që kisha në ekip Sergio Ramos, por të stërvitesh përkrah tij është një spektakël. Për Mbappe mund të them që është i përqendruar te PSG, por të ardhmen e di vetëm ai. Dua të luaj një tjetër finale botërori dhe të arrij një objektiv të ri. Ëndrra dhe iluzioni ecin gjithmonë përkrah”, u shpreh argjentinasi.
Messi foli me superlativa edhe për rikthimin e Çavit në stolin katalanas, si një shembull të shkëlqyer për yjet e rinj të Barcelonës.