Ditën e sotme mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e vaksinimit në stadiumin Air-Albania.
Ministrja deklaroi se është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen në kohë duke theksuar se pas stafit pedagogjik, është radha e forcave të armatosura.
Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura.
Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, u shpreh ministrja.