Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të bashkisë Ura Vajgurore në Dimal.
Ai ka dekretuar ndryshimin ditën e sotme me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.
‘Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.’- shkruan presidenca.
NJOFTIMI:
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j:Shpalljen e ligjit nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.
Nr. Dekretit 12 067
Tiranë, më 01.04.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META