Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka organizuar një video konferencë online me mjekë dhe ekspertë të mjeksisë për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vend.
Sipas Metës, roli i mjekut të familjes është i rëndësishëm më shumë se kurrë.
Gjatë komunikimit online
Presidenti Ilir Meta: Do të bisedoj sot online me mjekë të vendit, për gjendjen për shkak të rëndë të koronavirusit.
Tritan Shehu: Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë. Popullsia duhet të bëjë testime, duhet të ftohet për këtë gjë. Bëhen vetëm 1400 teste, që janë pak.
Arjan Mezini: Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Ne duhet të testojmë së paku 800 vetë në ditë. Nuk mund të ketë shfajësim. Vendeve europiane nuk iu ka dalë jashtë kontrollit, por ata po zbulojnë rrënjën e infeksioneve.
Dr Bajram Hysa: Duhet të vihen në punë të gjitha kapacitetet. Mund të merret në konsideratë aktivizimi i studentëve të vitit të gjashtë të mjekësisë.
Presidenti Ilir Meta: Roli i mjekëve të familjes është i rëndësishëm. Ne kemi parasysh strategjinë e qeverisë, por ne kemi kritikat tona, ato qqë ne gjykojmë që mund të jenë në konsideratë.