Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë, se vendimmarrjet më të rëndësishme, i kryen në errësirë të plotë e në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.
Sipas Metës propaganda autokratike nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës
‘28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës. Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë. Propaganda autokratike nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.’- shkruan Meta.