Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas presidentit Meta ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.
‘Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë jurudike; Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese; Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera.’- shkruan Meta.