Presidenti Ilir Meta ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani. Ai ka vlerësuar kontributin e Prodanit në muzikë, teksa thotë se këngët e tij do të dëgjohen përherë.
“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, shkruan Meta.