Presidenti Ilir Meta ka qenë në Vlorë në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit theksoi se ky 28 Nëntor është i veçantë, pasi është kohë pandemie.
“Është kënaqësi e veçantë që të jem në Vlorë. Është një nëntor i veçantë, dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemisë. Jemi të detyruar që të jemi të kujdesshëm nga festimi dhe kremtimi i ditës më të madhe të popullit tonë. Jemi besimplotë se 28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera. Është një 28 nëntor i veçantë dhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë ne festuam 100-vjetorin e Çlirimit të Vlorës. Pavarësia dhe sovraniteti duhen ruajtur si sytë e ballit. Kjo është një ditë që duhet respektuar dhe për t’u bashkuar në të ardhmen. Sot nderojmë ata që dhanë jetën për pavarësinë e Shqipërisë.”, tha Meta.