Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë konferencë të jashtëzakonshme në orën 11:30.
Gjithashtu ai i bën thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për ta ndjekur.
Statusi:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.