Presidenti i Republikës Ilir Meta është përfshirë sot në një përplasje fizike tek zyrat e Frymës së Re Demokratike, atje ku policia bashkiake ka kërkuar që prej paradites që të zbrazen zyrat.
Pas qetësimit të situatës, presidenti ka kërkuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të mos i bindet më urdhërave të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti të “çmendur”.
Ilir Meta: Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Mos u bëni si policët e Mubarakut. I them kryepalacos së bashkisë bandë se çfarë ke bërë me firma. Mos iu bind më urdhërave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën më 25 prill apo më para.