TIRANË– Presidenti Ilir Meta reagoi pas publikimit të një raporti që tregon se shumica e rinisë shqiptare duan të largohen.
Pas mbledhjes së një paneli me profesorë dhe ekspertë për temën e shpopullimit përmes një postimi në facebook Meta thekson se 80 % e të rinjve që studiojnë në vend duan që të largohen. Thirrja e kreut të shtetit, është që rinia ka nevojë për shpresë dhe besim.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen.94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen.RINIA KA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM!