TIRANË– Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në ngjarjet kriminale. Në një deklaratë për mediat, Meta thotë se kreu i qeverisë në momentin që vihet ‘nën presion’ për zbulimin e një afere korruptive, nxit grupet kriminale që të kryejnë vrasje e akte. Kjo, sipas Metës, bëhet për të evituar që vëmendja të fokusohet tek korrupsioni i Ramës dhe që kronika e zezë të jetë në faqe të parë të të gjitha mediave.
“Në bashkëpunim me grupet kriminale, kur ka ngjarje, kur dalin gjëra në lidhje me korrupsionin. Ai nxit grupet kriminale për të kryer akte, për të dalë kronika e zezë në faqe të parë të mediave, mos u habisni dhe për këtë,”- tha Meta.