• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën, të ndalim shpopullimin e trojeve shqiptare

21/12/2020
in Politikë
0
Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën, të ndalim shpopullimin e trojeve shqiptare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale.

Gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Muharrem Salihun, Kreu i Shtetit u shpreh se duhet të ndalim shpopullimin e trojeve shqiptare.

“Muharremi na ka bërë thirrje dhe ne që t’i bashkohemi kësaj ndërmarrje të tij kombëtare.

Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë, kufij që janë rrudhur vazhdimisht në dy shekujt e fundit.

Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave.”, është shprehur Meta.

“Prej vitesh ai flet me ne, me autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës për këtë problem, flet me personalitete në Veneto dhe Itali, me Kongresin Amerikan, me Parlamentin Europian”, tha ai. 

Meta ka përmendur vendet e mrekullueshme , Banjën e Sijarinës, një mrekulli natyrore, Medvegjën e gjeneral Veli Dedit, Tupallën e akademikut Idriz Ajeti. “Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe e kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale”, ka thënë ai.

“Kam kuptuar pse ai ka financuar një muze, një amfiteatër për shfaqje kulturore në shqip, afër lagjes së vet, afër varreve të të parëve, afër shtëpive, që janë shtyllat e ngulura përjetësisht të ekzistencës sonë si komb në ato vise”, është shprehur presidenti. 

Fjala e Presidentit Meta:

“Nderojmë sot një figurë emblematike të diasporës sonë, zotin Muharrem Salihu.

Zoti Saliu përfaqëson një prirje të kahmotshme të kësaj diaspore: lidhjen me trojet amtare, kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndihmë të saj.

 Muharrem Salihu është një sipërmarrës i klasit të parë në Itali, në një rajon si Veneto, me standarde të larta menaxheriale.

Para dy vitesh, ndërmarrja e tij ishte ndër 10 më të mirat, midis më shumë se 1 milion sipërmarrjeve.

Zoti Salihu jeton prej shumë vitesh në Itali me familjen e tij dhe fare mirë mund t’i ishte përkushtuar përditshmërisë së tij në Venecia. Njëkohësisht mund të kishte marrë prej kohësh edhe shtetësinë italiane.

Mirëpo jo: Muharremi është i lidhur në mënyrë të përhershme me rrënjët, me fshatin i tij Tupallë, pjesë e komunës së Medvegjës, në Luginën e Preshevës, në Republikën e Serbisë.

Ky kthim tek rrënjët, kjo jetë mes Venecias dhe Medvegjës, ka prodhuar rezultate të shkëlqyera në dobi të komunitetit të tij por edhe të çështjes shqiptare.   

Muharremi ka financuar kërkimin, studimin e valleve, e kostumeve popullore të Medvegjës dhe ka realizuar konferenca shkencore për trashëgiminë kulturore.

Ky kontribut është një trashëgimi, që ne të dëshmojmë botërisht gjurmët e ekzistencës sonë të hershme kombëtare në Medvegjë, komunën e njohur të Luginës së Preshevës, që sot po mpaket dhe po tkurret, por Muharremi nuk dëshiron ta lejojë këtë.

Dhe Muharremi na ka bërë thirrje dhe ne që t’i bashkohemi kësaj ndërmarrje të tij kombëtare.

Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë, kufij që janë rrudhur vazhdimisht në dy shekujt e fundit.

Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave.

Prej vitesh ai flet me ne, me autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës për këtë problem, flet me personalitete në Veneto dhe Itali, me Kongresin Amerikan, me Parlamentin Europian.

Nëse ne nuk shkojmë të shohim ato vende të mrekullueshme, Banjën e Sijarinës, një mrekulli natyrore, Medvegjën e gjeneral Veli Dedit, Tupallën e akademikut Idriz Ajeti, nuk do të kuptojmë dot Muharremin, rrënjët e Muharremit, rrënjët tona, gjakun tonë.

Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe e kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse  Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale.

Duke udhëtuar në Medvegjë, kam kuptuar se pse Muharremi ka vendosur të investojë në një fabrikë atje.  Kjo fabrikë jo vetëm mundëson qëndrimin e familjeve shqiptare, por ndihmon edhe bashkëjetesën ndëretnike atje.

Kam kuptuar pse ai ka financuar një muze, një amfiteatër për shfaqje kulturore në shqip, afër lagjes së vet, afër varreve të të parëve, afër shtëpive, që janë shtyllat e ngulura përjetësisht të ekzistencës sonë si komb në ato vise.

Shembulli i tij vlen për të gjithë si ai që duan të kthehen!

Ky nderim sot për Muharremin, është nderim edhe për të gjithë ata si Muharremi, që kanë vendosur të qëndrojnë, të rezistojnë, të mos braktisin vatrat e të parëve.

Faleminderit Muharrem, që na bën krenarë me veprën tënde sot!

Dikush që nuk e kishte bërë udhëtimin, për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e tij kombëtar, e quante atë metaforikisht: Don Kishot ose I Fundmi i Mohikanëve.

Muharremi nuk është as Don Kishot dhe as I Fundmi i Mohikanëve. Ai është njëlloj rilindasi modern që na ka ndërgjegjësuar ne, përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare për dramën e bashkëvendasve të vet.

Me vonesë, por ja ka arritur.

Faleminderit që na ke zgjuar nga gjumi ynë i retorikës patriotike, por bosh brenda, deri tani!

Më vjen mirë që diçka po bëjnë dy ministritë tona të jashtme sot edhe falë nxitjes së Muharremit.

Inkurajoj krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e tij në Medvegjë simbolikisht, për të ndalur hemoragjinë e mëtejshme tonë kombëtare atje.

Faleminderit!”

Tags: albanewsilir metamedvegjeserbiashpopullimi i trojeve shqiptare
Previous Post

Operacion antidrogë në 4 shtete/ Arrestohen shqiptarë e të huaj, sekuestrohen 232 kg kokainë, armë dhe 200 mijë euro(EMRAT+ DETAJET)

Next Post

Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninë e Madhe

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Ogerta Manastirliu

Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.