TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, prej nga u shpreh se duhet pritur rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në mënyrë që të japë një përgjigje se kush mund të shpallet fitues.
Meta komentoi dhe miratimin e Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, e cila sipas tij rrëzoi alibitë se fajin e ka Europa. Kreu i shtetit theksoi se është emergjente hetimi nga organet e drejtësisë hetimi me zero tolerancë për krimet zgjedhore.
Meta vuri theksin te miratimi i fletës së votimit dhe një fushatë të aktive për edukimin e zgjedhjeve. I pyetur se çfarë mendon në lidhje me kandidimin e Luljeta Bozos nën siglën e selisë rozë. Meta tha se se ajo që është e rëndësishme është që kandidatët të jenë me integritet për të garantuar në përfaqësim të denjë për zgjedhësit në Kuvendin e Shqipërisë.
Meta u pyet nga gazetarët se kë parti do të mandatojë pas 25 Prillit nëse fiton PD apo LSI të cilat kanë nënshkruar koalicion me njëra-tjetrën. Kreu i shtetit tha se rezultati nuk duhet paragjykuar pasi mund të ketë surpriza.