Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bën thirrje që sipas tij të ndalet rritja abuzive e çmimit të naftës në Shqipëri që prej ditës së nisjes së luftës në Ukrainë. Madje sipas Metës edhe vetë ukrainasit e blejnë më lirë naftën.
“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër. Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se: Në Slloveni 1.75 USD/litër; Në Kroaci 1.65 USD/litër; Në Rumani 1.6 USD/litër; Në Serbi 1.57 USD/litër; Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme”, shkruan Meta në Facebook.