Presidneti Ilir Meta, u ka kërkuar falje të gjithë prindërvë të fëmijëve, të cilët morën pjesë në protestat e vrasjes së Klodian Rashës, të cilët u dhunuar dhe u shoqëruan në polici.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta ka thënë se në një kohë pandemie ku qeveria kishte marrë masa që mos të lejoheshin më shumë se 10 veta, të rinjtë u futën në komisariat pa masa mbrojtëse kundër Covid-19.
“I kërkojë falje të gjithë prindërve që u janë dhunuar fëmijëve, kushtet në komisariat ishin katastrofike. I kërkojë falje për dështimin e sistemit arsimor. Shumica e të rinjëve që janë në punë nuk janë në profesionin për të cilën kanë studiuar.” – ka thënë Meta.