Ilir meta ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden, i cili sapo është betuar në detyrën e tij të re.
Në një urim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se është i bindur se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, “ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.
Mesazhi i Ilir Metës
Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.