Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për zgjedhjen në këtë detyrë.
“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!
Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.” shkruan Meta.