Presidenti i Republikës ndodhet në Kosovë, ku do të bëhet pjesë e një bashkëbisedimi me pedagogë e studentë me temën “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.
Meta ka postuar në rrjete sociale, disa foto nga pritja e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Postimi i Ilir Metës:
Mirëpritje e ngrohtë në Kolegjin AAB nga Kryetari i Këshillit Drejtues, Prof.Lulzim Tafa, Rektori Prof.Bujar Demjaha dhe stafi pedagogjik, ku sot do të kem kënaqësinë e madhe të bashkëbisedoj me studentë dhe profesorë për një temë shumë të rëndësishme: “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.