• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Meta vlerëson sportistët e shquar shkodranë: Të promovojmë vlerat më të mira sportive, që na bëjnë krenarë të gjithëve

06/02/2021
in Politikë
0
Meta vlerëson sportistët e shquar shkodranë: Të promovojmë vlerat më të mira sportive, që na bëjnë krenarë të gjithëve

SHKODËR– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot disa nga sportistët e shquar shkodranë, të cilët me talentin, rezultatet e larta dhe profesionalizmin e tyre kanë spikatur në disiplina të ndryshme sportive si basketboll, atletikë, peshëngritje dhe boks në radhët e KS “Vllaznia” dhe Ekipit tonë Kombëtar.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zotin Filip Guraziu “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e madh, si një nga basketbollistët e spikatur të ‘17 Nëntorit’, ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar. Lojtar me një arsenal modern të basketbollit, i papërkulur, i guximshëm dhe fitimtar. Shembull frymëzimi jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në karrierën e tij si intelektual dhe qytetar model”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta vlerësoi zotin Arben Mlloja “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e Atletikës, si atlet kampion e rekordmen në garat e kërcimit së gjati dhe 10 garash, me ekipin e KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar, në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua zoti Artur Lagja “Për kontributin dhe rezultatet e larta në peshëngritje, si sportist i spikatur i KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Kampion dhe rekordmen, një sportist cilësor, i përkushtuar dhe me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”, si dhe zoti Jetmir Kuçi “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive në sportin e boksit, si sportist i Klubit Sportiv ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion, i suksesshëm në veprimtaritë e sportit të boksit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Trajner i rezultateve të larta në boksin e femrave”.

Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Shkodrës, në prani të Kryetarës së Bashkisë zonjës Voltana Ademi, familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të sportit, Presidenti Meta u shpreh se është i lumtur që kthehet në Shkodër e kryesisht për të marrë pjesë në këtë ceremoni të organizuar në respekt të disa prej personaliteteve më të shquar të sportit të Shkodrës dhe të vendit tonë.

Tags: dekorateilir metasportistet e shkodres
Previous Post

Vrasja në mes të Vlorës, zbardhet identiteti i viktimës

Next Post

Fauci: Duhet të vaksinohen 75 dhe në 80% të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Fauci: Duhet të vaksinohen 75 dhe në 80% të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës

Fauci: Duhet të vaksinohen 75 dhe në 80% të popullsisë për të arritur imunitetin e tufës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.