Finlandë- Në fshatin turistik kjo fushë golfi e mbuluar nga dëbora u shndërrua në një vepër arti.
Për 3 orë me radhë, një grup vullnetarësh mundësuan realizimin e kësaj vepre gjigande prej 160 metrash e gjatë. Kjo teknikë gjurmësh, njihet ndryshe si ‘Snowshoeing’ një lloj ecjeje që bëhet në dëborë të thellë. Këpucët e dëborës vishen për të balancuar peshën e një personi në një zonë më të madhe dhe për të siguruar qëndrueshmëri.
Kjo figurë është e njohur më tepër për besimtarët budist dhe hindu, një konfigurim gjeometrik i ‘Mandala-s’.