• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Milena Harito nuk ia ka harruar: Edi Rama më bëri të qaja dy herë kur isha ministre

21/07/2021
in Politikë
0
Milena Harito nuk ia ka harruar: Edi Rama më bëri të qaja dy herë kur isha ministre

Ish-ministrja e Qeverisë Rama, Milena Harito ka rrëfyer eksperiencën e saj si pjesë e kabinetit të PS-së. E ftuar në emisionin e gazetarit, Roland Qafoku, Harito ka treguar se gjatë punës me kryeministrin Rama, ky i fundit e ka bërë të qajë dy herë.

Milena Harito ka mbajtur postin e Ministres së Inovacionit dhe ajo ka lidhje familjare me kryeministrin Rama, ku sipas rrëfimit të saj ajo bie kushërinj të tretë.

Harito është kthyer në Francë ku punon në një kompani të njohur, e cila sipas saj ka një kapital prej rreth 40 miliardë euro. Ish-ministrja tregon se nuk do të kthehet më kurrë në Qeverinë e PS-së dhe sipas saj, i dukej vetja “sikur isha në një enë me helm”.

“Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension. Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë”, theksoi Harito.

Intervista e plotë e ish-ministres Milena Harito, në emisionin “Dekalog”

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështrië dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?

Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra  që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

Doje të ndryshoje Shqipërinë?

Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?
Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?
Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.

Po në të njëjtin kat.

Më keq nuk kishte domethënë.

Paradhoma e tij ishte më keq.

Si kanë qenë katër vite si ministre? Si ishte të punoje me Edi Ramën?

Ishte absolutisht pasionante. Unë siç duket edhe nga karriera jam njeri që punoj shumë sepse jam njeri që e dua punën. Por, aq sa kam punuar në atë periudhë si ministre në qeverinë Rama nuk kam punuar kurrë në jetën time.

Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre!

Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurte në botë.

Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?

Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.

Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?

Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.

Në kuptimin pozitiv apo negativ?

Pozitiv do të thoja por..

Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?

Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.

Po intriga rreth e rrotull kishit?

Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

Rudina Seseri ka thënë se Edi Rama nuk është kryeministër perfekt, por edhe Shqipëria është shumë e vështirë për ta naviguar. A jeni dakord me këtë përkufizim?

Po është shumë e saktë.

Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?

Kushëri të tetë.

Si konkrektisht?

Ore a i njeh ti kushërinjtë e tetë?

Rastësisht edhe mund ti njoh.

Atëherë ka një fakt. Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike kishte pasion gjenealogjinë dhe meqënëse kishte edhe mundësinë kishte krijuar pemën e familjes dhe ua ka lënë fëmijëve. Trungjet e familjeve tona bashkohen në vitin 1740.

Çfarë ishin në atë vit paraardhësit tuaj?

Motër dhe vëlla, dhe pastaj degët e degëve kanë ardhur deri te mua dhe Rama.

Po Berisha ka thënë se ishit kushërinj?

Ai e bëri këtë dhe e hapi. E tha dhe u bë legjendë. Doktori është i paparë se ai ma ngjiti.

Si e analizoni mënyrën se si bën opozitë Lulzim Basha?

Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit. Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bën block direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre.

Çfarë domethënie ka kjo?

Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryemnistër.

Tags: edi ramaish ministrja e ramesMilena Haritoministre e inovacionitparis
Previous Post

Kompania në telashe, më shumë se 10 mijë Lamborghini kthehen në pikat ku janë blerë

Next Post

Vuçiç: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Vuçiç: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën

Vuçiç: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.