• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Miliona doza të AstraZeneca, pse Gjermania ndryshon radhën e vaksinimit, ja çfarë do ndodhë tani

04/03/2021
in Botë
0
OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

Me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në frigoriferët e Gjermanisë dhe nuk përdoren. Shkaku është një përzierje mes mosbesimit ndaj vaksinës britaniko-suedeze dhe politikës së ngurtë të vaksinimit.

Use it or lose it… kështu titullonte të hënën gazeta britanike “Metro” një artikull për politikën e vaksinimit në Gjermani. Shkak ishte lajmi që vinte nga Gjermania javën e kaluar se tashmë një milionë doza me AstraZeneca po rrinin të papërdorura në frigoriferët e Gjermanisë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së Gjermanisë, prodhuesit kanë dërguar 1,7 milionë doza qysh javën e kaluar dhe po dërgojnë gjatë kësaj jave edhe 1,8 milionë të tjera. Deri tani nuk janë përdorur as 15 përqind të vaksinave AstraZeneca.

Problem imazhi

Një nga arsyet është mosbesimi ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila thuhet se nuk e ka efektin e duhur ndaj mutantit afrikanojugor, çfarë e ka detyruar qeverinë afrikanojugore që të mos e përdorte më vaksinën britaniko-suedeze.

Por virologu i mirënjohur gjerman, Christian Drosten, tha të martën në një takim virtual ekspertësh se kjo nuk vlen për Gjermaninë.

“Ne nuk mund të themi që tani se sa do të përhapet mutanti afrikanojugor në Gjermani”, tha Drosten. Leif Erik Sander, gjithashtu profesor në Klinikën Universitare Charite, tha se AstraZeneca, sikurse edhe dy vaksinat e tjera Biontech/Pfizer dhe Moderna është “në përgjithësi një vaksinë shumë e sigurtë”.

Por nuk është vetëm imazhi i cënuar i AstraZenecës, shkak për mospërdorimin e vaksinës. Është edhe rregullorja e vaksinimit në Gjermani, e cila është tepër strikte. Ajo u jep përparësi moshave të larta, ndërkohë që vaksina AstraZeneca është licencuar për grupmoshat nga 18 deri në 65 vjeçare. Edhe sistemi i vaksinimit është organizuar në mënyrë shumë burokratike dhe nuk lejon fleksibilitet, nëse për shembull dikush nuk paraqitet për të bërë vaksinën, kritikojnë ekspertët.

Niveli i vaksinimit ende i ulët 

Aktualisht në Gjermani përdoren përafërsisht 180 000 doza vaksinash në ditë, pjssa më e madhe e të cilave janë nga Biontech dhe Moderna. Deri më 1 mars, janë vaksinuar plotësisht (edhe me dozën e dytë) 2.159.412 persona (pra 2,6 % për qind e gjithë popullsisë). Ndërsa gjithsej numri i personave që kanë marrë nga së paku një vaksinë ishte 4.234.952.

Ndërkohë, sipas burimeve të radiotelevizionit publik gjerman, NDR, ministria e shëndetësisë ka hartuar një draft për të ndryshuar renditjen e vaksinimit. Aty parashikohet që të fillohet vaksinimi edhe për moshën nën 65 vjeçare me AstraZenecan. Duke filluar nga prilli, do të vihen në përdorim edhe ekipe ambulante vaksinimi, dhe vaksinat do të bëhen edhe te mjeku i kompanisë ose mjeku familjar.

AstraZeneca më e mirë se  të  tjerat? 

Studime të reja nga Skocia dhe Anglia kanë konfirmuar ndërkohë se AstraZeneca është madje më e efektshme në parandalimin e infektimit me Covid19. Ekzistencën e këtyre studimeve i konfirmoi në një intervistë për radiotelevizionin publik gjerman, SWR, Thomas Mertens, kryetari i komisionit të përhershëm të vaksinave.

Mertens tha gjithashtu se Komisioni po shqyrton mundësinë e licencimit të AstraZenecas edhe për grupmoshat më të larta. Për AstraZenecan ai tha se “Vaksina nuk e meriton këtë imazh kaq të keq”./DW

Tags: astrazenecagjermaniavaksina anti covid
Previous Post

Dënimi i Nicolas Sarkozy, DW: Në Francë nuk është askush mbi ligjin

Next Post

‘Ju presin dy ditë të vështira, mundohuni të kaloni fazën e tensionit!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 4 mars 2021

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i horoskopit

'Ju presin dy ditë të vështira, mundohuni të kaloni fazën e tensionit!' Horoskopi i Paolo Fox për datën 4 mars 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.