Miliona njerëz në të gjithë botën kanë festuar ditën e sotme festën e Nevruzit. BBC shkruan se ndryshe Novruzi njihet si Viti i Ri Persian si dhe shënon fillimin zyrtar të pranverës.
21 marsi konsiderohet si fillimi i pranverës pasi në këtë ditë ndodh edhe ekuinoksi pranveror, ku dita dhe nata kanë të njëjtën gjatësi. Festa e Novruzit festohet më shumë në vendet e lindjes, kryesisht në Iran, Afganistan, në rajonet Kurde të Irakut, Turqi, Indi, por edhe në Shqipëri.
Sipas kalendarit Persian ky vit është viti 1400, dhe se festimet në shumë vende të botës janë zhvilluar më pak se herët e tjerë për shkak të kufijzimeve nga Covid-i.