Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe liderët e G7 do të takohen sot në përpjekje për të rënë dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Iranit dhe një shtesë prej 2 miliardë eurosh për dërgesat e armëve në Ukrainë.
Takimin online do ta zhvillojë kancelari gjerman Olaf Scholz. Presidenti ukrainas Zelensky gjithashtu konfirmoi se bisedimet do të vazhdojnë.
“Takimi i G7 do të mbahet sot, Ukraina do të marrë pjesë dhe tani ne kemi koordinuar qëndrimet tona me Amerikën”, tha ai.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa vendime, duke iu drejtuar asaj që diplomatët e kanë denoncuar si “diplomaci shantazhi” për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara të BE-së për Budapestin.
“Ka marrëveshje, në parim, por është edhe elefanti i madh në dhomë”, u tha gazetarëve një diplomat i lartë i BE-së, duke iu referuar përdorimit të fuqisë së vetos nga Budapesti. “Është një lloj diplomacie shantazhi që ne më mirë nuk do ta shihnim, por është ajo që është.”
Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila do të vendosë pothuajse 200 individë dhe subjekte të tjera në listën e sanksioneve të BE-së.
Ata gjithashtu do të synojnë të plotësojnë me 2 miliardë euro një fond që shtetet anëtare kanë përdorur për të financuar blerjet e armëve për Kievin, por i cili është varfëruar kryesisht gjatë pothuajse 10 muajve të luftës në Ukrainë.