• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ministrat e Jashtëm të BE vendosin për sanksione të ashpra ndaj Bjellorusisë

16/11/2021
in Botë
0
Ministrat e Jashtëm të BE vendosin për sanksione të ashpra ndaj Bjellorusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vendosur për një instrument të ri sanksionesh kundër atyre që janë të përfshirë në trafikun e migrantëve drejt Bjellorusisë. BE tani mund të shënjestrojë persona dhe institucione, që kontribuojnë, që regjimi bjellorus t’i përdorë njerëzit për qëllimet e veta politike, njoftoi këshilli i vendeve anëtare pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

Sanksionet e reja

Konkretisht ky instrument i ri mund të përdoret kundër shoqërisë ajrore bjelloruse Belavia. Kjo në të ardhmen nuk do të lejohet më të përdorë avionë të firmave europiane, që marrin avionë me qira. Qëllimi është, që Belavia të mos ketë më mundësi të transportojë kaq shumë njerëz nga vendet e varfëra apo vendet me konflikte për t’i trafikuar ata nga Bjellorusia për në BE. Ndër shoqëritë ajrore, që i japin avionë me qira kompanisë shtetërore Belavia, janë sipërmarrja daneze Nordic Aviation Capital si dhe ajo irlandeze AerCap. Këto kompani tani druajnë se mund të humbasin para. Sipas të dhënave nga qarqe të BE-së, Belavia së fundi më shumë se gjysmën e 30 avionëve të vet i kishte marrë me qira.

Sipas të dhënave të diplomatëve mundësitë për sanksione do të kenë në shënjestër fillimisht rreth 30 persona dhe sipërmarrje. Krahas Belavia në trafikimin e migrantëve janë të përfshirë edhe agjenci turistike dhe pjesëtarë të aparatit qeveritar në Bjellorusi. Vendimi zyrtar do të merret pas verifikimeve juridike, që do të bëhen gjatë ditëve në vijim. Ende është e paqartë nëse do të ketë sanksione edhe ndaj shoqërive ajrore të vendeve të tjera.

Eshtë po ashtu e paqartë, se çfarë do të bëhet me njerëzit, që ndërkohë ndodhen në Bjellorusi.Duhet të shqyrtohet, se sa i sigurtë është kthimi i tyre në atdhe dhe a mund të kthehen ata, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Por nuk është folur aspak për pranimin e këtyre migrantëve në vendet e BE-së.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh kundër pranimit të migrantëve në Gjermani. Eshtë e rëndësishme, që „ata të kthehen sërish në vendin nga kanë ardhur”. Maas e konsideron këtë si një sinjal të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë dhe vendeve të tjera që eventualisht mund të ndjekin të njëjtin model, duke theksuar, “BE-së nuk mund t’i bëhet presion”.

Qëkurse Polonia, Letonia dhe Lituania i kanë mbyllur kufijtë e tyre, situata në zonën kufitare është mjaft e tensionuar. Mijëra vetë nga vende si Siria apo Iraku presin shansin në këto kufij për të hyrë ilegalisht në BE. Mjaft e tensionuar është gjendja në kufirin me Poloninë. Në temperaturat nën zero gradë mijëra migrantë qëndrojnë prej ditësh në një kamp provizor në një pyll pranë vijës së kufirit bjellorus me Poloninë.

Merkel telefonon me Lukashenkon

Kancelarja Angela Merkel telefonoi me Lukashenkon, sikurse njoftoi zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert. Sipas televizionit shtetëror bjellorus biseda zgjati rreth 50 minuta. Eshtë folur se si mund të parandalohet shkallëzimi i gjendjes. Po ashtu është folur edhe për mbështetje humanitare në zonën kufitare, ku ndodhen migrantët. Janë planifikuar edhe bisedime të mëtejshme. /DW

Tags: BEministrat e jashtem te besanksione ndaj bjellorusise
Previous Post

Tragjike/ Studentja 23-vjeçare nga Kosova humb jetën në një aksident në Danimarkë

Next Post

Sot sërish Kuvend, vijojnë diskutimet për paketën fiskale dhe projektbuxheti 2022

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kuvendi i Shqipërisë

Sot sërish Kuvend, vijojnë diskutimet për paketën fiskale dhe projektbuxheti 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.