• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ministri austriak Schallenberg: Të sqarohet sa më shpejt çështja e të dhënave personale dhe pretendimet mbi blerjen e votës

03/05/2021
in Politikë
0
Ministri austriak Schallenberg: Të sqarohet sa më shpejt çështja e të dhënave personale dhe pretendimet mbi blerjen e votës

Ministri austriak për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Shqipëri ishte e qetë. Sa i takon problematikave të hasura para procesit zgjedhor, si blerja e votës apo çështja e të dhënave personale, ministri kërkoi që këto të sqaron sa më parë dhe në mënyrë të plotë.

PJESE NGA INTERVISTA

Shqipëria zhvilloi ditën e diel zgjedhjet e saj parlamentare, të cilat rikonfirmuan në një mandat të tretë Kryeministrin Rama. Keni një vlerësim për këto zgjedhje sa i takon standardit të tyre?

OSBE, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë dhe Këshilli i Europës vëzhguan me kujdes zgjedhjet parlamentare në 25 prill. Pesë deputetë austriakë ishin gjithashtu pjesë e ekipeve vëzhguese. Delegacioni i BEsë dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Tiranë morën gjithashtu pjesë në vëzhgim me 50 ekipe në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe ambasadorin austriak. Siç më kanë raportuar vëzhgueset dhe vëzhguesit, dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë. Trajtimi teknik i zgjedhjeve ishte profesional përkundër sfidave në lidhje me pandeminë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer detyrën e tij në mënyrë transparente, duke rritur kështu besimin në procesin zgjedhor.

Megjithatë, OSBE, Këshilli i Europës dhe BE adresuan disa çështje problematike që lidhen me kohën para ditës së zgjedhjeve, për shembull në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe pretendimet mbi blerjen e votës. Unë mendoj se është e rëndësishme, që të gjitha pikat e përmendura të sqarohen shpejt dhe në mënyrë të plotë. Thënë të gjitha këto, ne në Austri jemi të lumtur të punojmë me të gjitha forcat politike në Shqipëri – me qeverinë e re që do të formohet si dhe me deputetët e sapo zgjedhur të të gjitha grupeve parlamentare.

Mendoni se me standardin e këtyre zgjedhjeve, ku qytetarët votuan masivisht, qetësisht, pa i cenuar ato dhe ku partitë humbëse nuk shprehën asnjë kontestim, por pritën në qetësi rezultatin, Shqipëria ka plotësuar një kusht shumë të rëndësishëm për të pasur tashmë një datë për zhvillimin e Konferencës së Parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe cili do të jetë pozicioni i Austrisë?

Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është sigurisht një kusht paraprak i rëndësishëm në procesin e pranimit në BE. Në lidhje me këtë dëshiroj të theksoj qartë: Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër to sigurisht edhe i Shqipërisë, është një çështje thelbësore për politikën e jashtme dhe europiane të Austrisë. BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, ky rajon është një pjesë integrale e Europës. Është gjithashtu edhe në interesin e Austrisë dhe të BE-së, që ky rajon kryesor strategjik të përfshihet plotësisht në BE.

Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet si një “vend bosh” në hartën e Europës, pa këto shtete Bashkimi Europian nuk është i plotë. Sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare mes BEsë dhe Shqipërisë: Në lidhje me këtë çështje unë jam në kontakt të ngushtë me homologët e mi në BE. Nga pikëpamja austriake, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë të jetë e mundur. Një gjë është e sigurt: Austria do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë intensivisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE./PANORAMA

Tags: albanewsAlexander Schallenbergblerja e votesMinistri austriakte dhenat personale
Previous Post

Gratë më të votuara në zgjedhjet e 25 prillit dhe të mandatuarat

Next Post

Humbjet nga pandemia në Kosovë: 13 mijë biznese pranë falimentimit, kërkohen 1 mld euro nga shteti

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Humbjet nga pandemia në Kosovë: 13 mijë biznese pranë falimentimit, kërkohen 1 mld euro nga shteti

Humbjet nga pandemia në Kosovë: 13 mijë biznese pranë falimentimit, kërkohen 1 mld euro nga shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.