Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar se masat kufizuese antiCovid mund të qëndrojnë për muaj të tërë. Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të variantit të ri të Covid-19 në Britani kanë hyrë në fuqi masa të reja kufizuese. Nga mesnata e së shtunës, në Londër dhe pjesë të Anglisë ka një bllokim të “nivelit 4”.
“Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, ka thënë ministri për mediat.