Uniteti i BE-së për sanksionet kundër Rusisë rrezikon të “shkatërrohet” nëse nuk gjendet një dakortësi për embargo e naftës ruse, kështu u shpreh ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, në një konferencë shtypi në prag të takimit të Këshillit Evropian.
Habeck më pas nisi një thirrje për unitet evropian, sepse “kur Evropa është e bashkuar, ajo mund të përdorë fuqinë e saj të madhe ekonomike”.
Kujtojmë se sot Bashkimi Europian dështoi sërish për të arritur një marrëveshje për embargon e naftës Ruse pasi Hungaria vendosi veton.