Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori Gledis Nano kanë mbledhur në takim drejtorët e policisë së Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për rritjen e kontrollit për ‘luftën’ kundër kanabisit.
Takimi ka në fokus diskutime për çështjet e kanabisit, për rritjen e kontrolleve në territor për zbulimin e paligjshmërisë. Në fokus është informimi i popullatës për dallimin mes kanabisit mjekësor dhe atij të paligjshëm, në mënyrë që legalizimi i kanabisit mjekësor të mos krijojë idenë që të nisë prodhimi masiv, ndaj do të ketë më shumë kontrolle në sera dhe ara.
Në ndihmë të kontrolleve nga ajri edhe këtë vit është Guardia di Finanza. Ndërkohë policia e Shtetit do të vijojë edhe kontrollet brenda banesave për laboratore kanabisi.