Mbretëria e Bashkuar nuk do të vendosë masa të reja kufizuese kundër COVID para natës së Vitit të Ri.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, ndërsa ka shpjeguar të dhënat në lidhje me koronavirusit, bëri me dije se pavarësisht avancimit të variantit Omicron, situata e pandemisë nuk ka ndryshuar gjatë Krishtlindjeve.
Megjithatë, ministri i Shëndetësisë i kërkoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e rasteve në prag të festave të fundvitit.
 
	    	 
                                 
		    
 
                                 
                                









