Është rritur sërish kurba e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 1075 persona. Gjithashtu, është rritur edhe numri i viktimave, ku në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 18 pacientë.