Ndërkohë që shifrat e të infektuarve me koronavirus rriten çdo dhe Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave edhe në ambiente të hapura, pamja nga zona e liqenit në Tiranë duket si në periudhë normale.
Këto foto janë shkrepur këtë të diel, ku qindra njerëz shihen në rrugën kryesore pranë liqenit artificiale.
Me distanca të vogla midis tyre dhe mbi të gjitha, shumë prej tyre pa maskë, ata duken të qetë duke shitur ditën me diell të këtij 22 nëntori.