• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ministrja Baerbock i siguron Ukrainës solidaritetin gjerman

08/02/2022
in Botë
0
Ministrja Baerbock i siguron Ukrainës solidaritetin gjerman

Gjermania do të bëjë ç’është e mundur, që të mos arrihet në një përshkallëzim të mëtejshëm me Rusinë, premtoi në Kiev ministrja e Jashtme e Gjermanisë. Sipas saj ndërkohë është në rrezik jo më pak se paqja në Europë.

Gjatë një vizite në Kiev ministrja e Jashtme e Gjermanisë, në sfondin e refuzimit të Gjermanisë për furnizime me armë në Ukrainë, u përpoq të shmangë dyshimet lidhur me solidaritetin e Gjermanisë. „Ne do të bëjmë gjithçka, që të mos arrihet në një përshkallëzim të mëtejshëm”, premtoi politikania ekologjiste.

Gjermania „pa asnjë mëdyshje është për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ndërkohë është në rrezik jo më pak se paqja në Europë. Në këtë situatë të rrezikshme forca jonë më e madhe është uniteti ynë”, theksoi Baerbock. Solidariteti i Gjermanisë i kushtohet Ukrainës si shtet dhe në radhë të parë njerëzve në Ukrainë. “Ju mund të llogarisni me ne”, siguroi Baerbock.

Janë përgatitur „skenarë të ndryshëm”

Në rast të një përshkallëzimi të konfliktit të Ukrainës, Gjermania me partnerët e saj ka përgatitur „skenarë të ndryshëm”. Gjermania investon p.sh. në projekte konkrete në Ukrainë, “në mënyrë që gjendja ekonomike të mos përkeqësohet”. Gjithashtu Gjermania jep ndihmë në fushën e sigurisë kibernetike, për të parandaluar një „destabilizim nga brenda”.

Më tej ministrja Baerbock nënvizoi, se „sot jemi në vitin 2022 dhe një sulm nuk mund të jetë i organizuar vetëm ushtarakisht, por dyshimi është që edhe një sulm kibernetik, ndërprerja e rrjeteve të furnizimit, ndërprerja e eksporteve energjetike, mund të dëmtojnë shumë më keq se sa tanket në kufi”.

Në rast të sanksioneve ndaj Rusisë, Gjermania është e gatshme të paguajë një çmim të lartë ekonomik, tha Baerbock duke iu referuar faktit që Gjermania është vendi perendimor i lidhur më ngushtë ekonomikisht me Rusinë.

Homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba, falenderoi për solidaritetin duke u shprehur në mënyrë diplomatike lidhur me temën e diskutueshme të furnizimeve me armë. Lidhur me këtë çështje siç dihet kemi pikëpamje të ndryshme, tha ai. “Sot ne kemi gjetur pika takimi dhe presim një vendim të qeverisë gjermane.” Ai tha se janë të një mendimi me Baerbock, që mund të ketë vetëm një zgjidhje politike të krizës.

Javën e kaluar Ukraina i dorëzoi qeverisë Gjermane kërkesën me një listë me armët e dëshiruara. Kancelari Olaf Scholz theksoi megjithatë Jo-në gjermane. Sfondi i kësaj kërkese ka të bëjë me njoftimet për marshimin e dhjetra mijëra ushtarëve rusë në afërsi të Ukrainës si dhe shqetësimin për një ndërhyrje të Rusisë në vendin fqinj.

Vizitë në memorialin Holodomor

Në fillim të qëndrimit në Ukrainë ministrja Baerbock vizitoi memorialin Holodomor në Kiev. Ky memorial kujton viktimat e urisë së madhe (ukrainisht: “Holodomor”) në vitet 1932 dhe 1933, nxitur sistematikisht nga diktatori sovjetik Josip Stalin, i cili përmes urisë donte të thyente rezistencën e ukrainasve. Asokohe humbën jetën disa milionë njerëz.

Një takim i planifikuar fillimisht i Baerbock me presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj nuk u realizua. Si arsye u përmendën problemet me përcaktimin e orarit. Të martën (08.02) Baerbock do të vizitojë të ashtuquajturën linjë kontakti, që ndan territoret nën kontrollin e Ukrainës nga rajonet separatiste pro-ruse./DW

Tags: gjermania mbeshtet ukrainenMinistrja Baerbocktensionet rusi ukraine
Previous Post

Ngricat dhe mungesa e prodhimit vendas shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Next Post

Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

Rikthehet pesimizmi, treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.