Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ditën e sotme ka takuar homologen e saj nga Maqedonia e Veriut, Mila Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, njofton se me Carovska-n kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve si në nivel rajonal.
“Gjatë takimit, dakorduam gjithashtu mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy qeverive në fushën e arsimit dhe shkencës, sikurse ndamë të njëjtat pikëpamje për të thelluar akoma më tej programin tonë të bashkëpunimit në këto dy fusha” – shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.